Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Shqiptarja që mahniti jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë, kualifikohet në finale
Shqiptarja mahniti publikun me paraqitjen e saj dhe është favorite për të fituar edicionin e sivjetmë të “The Voice” në Belgjikë.
Shqiptarja Gala Aliaj, me zërin e saj doli mahnitëse dhe u bë temë diskutimi në tërë Gjermanin për ngjyrat e zërit të saj dhe mjeshtrinë e këndimit.
Vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj, Gala, ka marrë vlerësime maksimale nga juria e “The Voice Kids” në Belgjikë, transmeton albinfo.ch.
Vajza e vogël, Gala, ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids”, duke shkëlqyer në fazën e audicioneve duke kaluar me sukses një pas një të gjitha fazat, ndërsa tani ka arritur në finalen e madhe të këtij spektakli.
Gala konkurroi me këngën “Don’t know why” të Norah James dhe bëri që të katër anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore. Ajo me performancën e saj ka bërë që publiku dhe juria e “The Voice” të ngrihet në këmbë, transmeton albinfo.ch.
Fitorja e parë e Galës në këtë show bëri që familjarët e saj të emocionoheshin, e sidomos babai i saj, Roberti. Arritjen e më të voglës së familjes Aliaj e shpërndau në “Instagram” Arbër Çepani. Arbëri shkruan i bindur se ajo do të arrijë majat e suksesit botëror dhe se ka bërë krenar fisin e tyre.
Duhet theksuar se ajo në gjysmëfinale këndoi këngën e njohur “Stop The Flame”, të artistes së famshme Celeste.
Interpretimi i shkëlqyer i siguroi asaj finalen në këtë spektakël, i cili nisi me audicionet e fshehura rreth gjashtë muaj më parë.
Lajmin për këtë sukses, e ka bërë të ditur vet babai i Galës, Roberti, përmes një videoje të performancës së saj, të publikuar në rrjetin social Instagram.