Shkencëtarët identifikojnë një lidhje midis gjumit dhe rrezikut të diabetit të tipit 2: ScienceAlert
Stilisti i famshëm i flokëve Adel Chabbi ndan maskën më efektive shtëpiake për rritjen e flokëve
Maska që ju prezantojmë sot është me mjaltë. Besoj të gjithë i dinë benefitet që na sjell mjalti për shëndetin, por ai po ashtu është shumë i mirë edhe për flokët.
Mjalti natyral përmban shumë përbërës të dobishëm që rrisin shkëlqimin dhe rritjen e flokëve”, thotë stilisti i famshëm Adel Chabbi dhe pronari i sallonit Adel Atelier në Nju Jork. Chabbi rekomandon që të filloni të përdorni kombinimin e qepës dhe mjaltës. Po qepë. Sipas Chabbi, perimet ndihmojnë në aktivizimin e gjëndrave të flokëve dhe përshpejtimin e procesit të rritjes.
Ja se si mund ta përgatisni:
- Vendosni një enë me dy deri në tre lugë mjaltë në një enë tjetër me ujë të nxehtë në mënyrë që mjalti të shkrihet sa më shumë që të aplikohet më lehtë.
- Grijeni një qepë, pastaj trazojeni atë në mjaltin e shkrirë.
- Vendoseni në rrënjën e flokëve tuaj dhe lëreni të qëndrojë për një orë para se të pastroheni si zakonisht.