Sunday, May 29, 2022

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 277 pacientë me COVID-19

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht në trajtim janë 375 pacientë.

Prej tyre, 277 janë të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 6 pacientë janë në respiratorë, 20 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 260 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të dielën në Kosovë janë regjistruar edhe 92 raste të reja me koronavirus. Nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur shtatë pacientë, ndërsa janë shëruar 115 persona.

- Advertisment -

Lexoni