Grenell: Një gjë është e sigurt, Albin Kurti gjithmonë është kundër SHBA’së
I Dërguari i Posaçëm i Presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i është përgjigjur kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti në rrjetin social Twitter, duke e cilësuar atë si një anti-amerikan.
Paraprakisht, Kurti postoi disa minuta më herët për Marrëveshjen e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë, duke u zotuar se nuk do ta respektojë atë në momentin që do të kthehet në zyrën e kryeministrit të Kosovës.
Kurti po ashtu tha se ndërmjetësit nuk duhet të nxitohen që të kryejnë marrëveshje që shkaktojnë përcarje të tjera në mes të Ksovoës dhe të Serbisë.
Por, i shpejtë në reagim ishte Richard Grenell, duke shkruar se Kurti tashmë po pozicionohet kundër SHBA-së.
“Një gjë është e sigurt, gjithmonë mund të mbështetesh në faktin që Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Grenell.
“Ai ishte kundër ideve të Obamas, ashtu sic ishte kundër ideve të Bushit”
“Simbolizmi nuk paguan qiranë, punët e bëjnë këtë”, ka shkruar Grenell.