Saturday, May 21, 2022

Kjo vajzë 17-vjeçare fitoi $250.000 për një shpikje që mund të parandalojë urinë

Çdo vit, afërsisht 1800 maturantë hyjnë në konkursin “Regeneron Science Talent Search”. Ky është një nga konkurset më prestigjozë të shkencës në Shtetet e Bashkuara.

Nga 1800 pjesëmarrës, 300 studentë zgjidhen dhe u jepet nga $2000 secilit në çmime.

Më pas, 40 finalistë dërgohen në Washington DC për të garuar për një çmim shtesë. Fituesi merr një çerek milion dollarë.

Për herë të parë në historinë gati 80-vjeçare të konkursit, i gjithë eventi u bë tërësisht online, për shkak të pandemisë, por kjo nuk i pengoi aspak konkurrentët të shkëlqenin.

Këtë vit, çmimi fitues iu dha Lillian Kay Peterson nga Los Alamos, New Mexico, e cila mori në shtëpi çantën prej $250.000 për shpikjen e saj të zgjuar.

Çfarë duhet bërë për të fituar çmimin e madh? Të zgjidhësh problemin e urisë në botë, mesa duket.

Kjo vajzë 17-vjeçare fitoi $250.000 për një shpikje

Shpikja fituese e Lillian Kay Peterson, 17 vjeç, është një mjet i thjeshtë që lejon fermerët të parashikojnë të korrat në fillim të sezonit të rritjes për të ndihmuar në përmirësimin e planifikimit të shpëndarjes së ushqimit dhe mund të shërbejë si një burim i vlefshëm për grupet që punojnë në pasigurinë globale të ushqimit.

Ai parashikon me saktësi rendimentin e të korrave në çdo pjesë të botës, 3 ose 4 muaj më parë (para korrjes). Në këtë mënyrë, vendet mund të bëjnë plane për të parandaluar krizat ushqimore shumë më parë, kur priten kushte katastrofike.

Mjeti analizon imazhet satelitore ditore, duke përdorur masat e pranuara të shëndetit të bimësisë.

 Kay Peterson e vërtetoi mjetin e saj duke e testuar së pari në të dhëna të njohura të prodhimeve vendase, e më pas për vendet në Afrikë. Të gjitha testet e saj parashikuan me sukses rendimentet e të korrave me saktësi të jashtëzakonshme.

Prindërit e vajzës së re, kanë adoptuar 2 fëmijë që janë përballur me mungesën e ushqimit dhe urinë dhe Kay Peterson kishte lexuar për urinë në Etiopi e se si ajo kishte prekur miliona njerëz, duke çuar në probleme të të mësuarit dhe të zhvillimit te fëmijët. Kjo është ajo që e motivoi 17-vjeçaren të përqendronte vëmendjen e saj në “pasigurinë e ushqimit dhe urinë” për konkursin.

Burimi: Anabelmagazine/The Hearty Soul

- Advertisment -

Lexoni