Monday, May 23, 2022

Aksident me tre të lënduar në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Tirana në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

Në aksident ishin të përfshira tri vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 07:30 në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo po ashtu tha se me rastin tashmë po merren njësitë e trafikut.

- Advertisment -

Lexoni