Thursday, May 26, 2022

SHBA-ja, Kosova dhe Serbia nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Nënshkrimi i marrëveshjes, së cilësuar edhe si historike në Shtëpinë e Bardhë nga Kosova dhe Serbia në prani të presidentit amerikan Donald Trump, për deputetin kristiandemokrat, Magnus Jacobsson, meriton çmimin Nobel.

Ai edhe zyrtarisht ka nominuar qeverinë amerikane si dhe atë të Kosovës dhe Serbisë për këtë çmim, si kontribut që i është dhënë paqes në rajonin e Ballkanit.

“Kam nominuar Qeverinë e SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për çmimin Nobel për Paqe për punën e përbashkët për zhvillimin e paqes dhe ekonomisë, përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Tregtia dhe komunikimet janë blloqe të rëndësishme ndërtimi për paqen”, ka shkruar ai në Twitter.

Pas këtij lajmi, ka reaguar menjëherë i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili si zakonisht është mjaftë shumë aktiv në rrjetet sociale.

“Presidenti Donald Trump është nominuar për të dytën herë për çmimin Nobel për Paqe për marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Këtij nominimi, i është gëzuar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nënshkrues i Marrëveshjes së Uashingtonit.

“Jashtëzakonisht falënderues ndaj deputetit të Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, për nominimin për çmimin Nobel për Paqe”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Jashtëzakonisht falënderues ndaj deputetit të Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, për nominimin për çmimin Nobel për Paqe.

Posted by Avdullah Hoti on Friday, 11 September 2020

Në prani të Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar marrëveshjen e zotimeve e cila sipas sponsorizuesit të saj, Richard Grenell, do të hapë perspektivë ekonomike e paqësore mes dy vendeve.  

- Advertisment -

Lexoni