Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
VIDEO/ Pamje tronditëse, burri përpiqet të rrëmbejë vajzën 4-vjeç në sy të së ëmës
Pamje tronditëse të një burrë që u përpoq të rrëmbente një vajzë katër-vjeçare para nënës së saj në një restorant të Afrikës së Jugut kanë bërë xhiron në rrjet.
Pamjet tregojnë burrin 24-vjeçar që kap vajzën nga qafa para nënës së saj të tmerruar.
Në video, fillimisht shfaqen dy gra që ulen duke biseduar me fëmijën kur papritmas një burrë shfaqet jashtë restorantit.
Ai drejtohet drejt fëmijës, duke ecur pranë të dy grave me ritëm, dhe e kap atë për qafë, para se një prej grave të ngrihet nga tavolina për ta ndaluar atë.
Në ndihmë të grave shkon edhe pronari i restorantit, i cili e kap atë nga këmbët dhe e rrëzon në dysheme. Për të ndaluar rrëmbyesin ofrohen edhe disa njerëz nga rruga të cilët e mbajtën atë të mbërthyer deri me ardhjen e policisë.