Shefi i CIA-s paralajmëron SHBA: Ukraina do të humbasë në fund të vitit 2024
Fillimi i shkollës, ekspertja: Ja çfarë maske duhet të mbajnë fëmijët
Shumë vende të botës i kanë dhënë “po-në” hapjes së shkollave, ndërsa janë përcaktuar edhe moshat e nxënësve që do të duhet ta mbajnë maskën me detyrim, mes masave të tjera kund COVID.
Por cila është maska më e mirë?
Vana Papaevangelou, profesoreshë e Sëmundjeve Infektive Pediatrike tha se rekomandohet përdorimi i maskave rrobë.
Sipas saj kjo do të ishte më e mirë për nxënësit, por shtoi se nëse prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre të përdori maskë mjekësore, nuk është problem.
Ajo shtoi se tek fëmijët me probleme kronike, e mira do të ishte që prindërit të flisnin me mjekun për llojin e maskës, pasi përdorimi i maskës mjekësore është i papërshtatshëm.