Saturday, May 21, 2022

Mustafa i del në mbrojtje Hotit

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratave të LVV-së ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook Mustafa thotë se pos Vetëvendosjes edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq po sulmon Hotin për asociacionin.

Ish kryeministri, duke përmendur e Vetëvendosjes ku thotë “…. ne do ta mbrojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, nga kushdo e posaçërisht nga kryeministri ilegjitim Hoti, thekson se në bazë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese LVV pajtohet të themelohet Asociacioni sipas Marrëveshjes së nënshkruar nga z. Thaçi, ashtu siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese.

“A po dinë çfarë po thonë?! Po i përcjell sulmet që po i bëhen Kryeministrit Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, në njërën anë dhe nga Presidenti i Serbisë, në anën tjetër, lidhur me Asociacionin (apo “Zajednicen, me gjuhën e VV-së). VV ishte shprehur sot për mediat: “…. ne do ta mbrojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, nga kushdo e posaçërisht nga kryeministri ilegjitim Hoti”, thotë Mustafa.

Sa i përket Vuçiqit, kreu i LDK-së thotë se presidenti serb ishte pajtuar në Marrëveshjen mbi parimet, të cilën e nënshkruam në vitin 2015 që Asociacioni do të themelohet pasi që Gjykata Kushtetuese konstaton se vendimi i Qeverisë dhe Statuti, (përfshirë edhe ndryshimet e tij) janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Postimi i plotë pa ndërhyrje

A po dinë çfarë po thonë?!
Po i përcjell sulmet që po i bëhen Kryeministrit Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, në njërën anë dhe nga Presidenti i Serbisë, në anën tjetër, lidhur me Asociacionin (apo “Zajednicen, me gjuhën e VV-së)
VV ishte shprehur sot për mediat: “…. ne do ta mbrojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, nga kushdo e posaqërisht nga kryeministri ilegjitim Hoti”.
Ndërkaq, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë:
Gjykata Kushtetuese, ne mbeshtetje te nenit 84 (9) ne lidhje me nenin 112.1 te Kushtetutes, ne mbeshtetje me nenin 20 te Ligjit dhe me rregullin 56 (a) te Rregullores se punes, ne seancen e mbajtur me 21 dhjetor 2015, me shumice votash

- Advertisment -

Lexoni