Thursday, May 19, 2022

Muriqi zyrtarizohet te Lazio

Lazio e ka konfirmuar transferimin e yllit të Kosovës, Vedat Muriqi. Muriqi te Lazio është transferuar nga Fenerbahçe.

Ai te klubi nga Roma erdhi të dielën dhe iu nënshtruar testeve mjekësoreve. Është zyrtarizuar vetëm sot.

“SS Lazio njofton për blerjen e futbollistit Vedat Muriqi nga Fenerbahçe”, ka shkruar në faqen zyrtare të Lazios.

Muriqi me Lazion ka firmosur kontratë pesëvjeçare, ndërsa raportohet se janë paguar 17.5 milionë euro për transferimin e tij. Shifra e shpërblimit mund të rritet deri në 20 milionë euro varësisht nga bonuset.  

- Advertisment -

Lexoni