7 ushqime të shëndetshme që përmbajnë vitaminë D
Vitamina D është e vetmja lëndë ushqyese që trupi juaj prodhon kur ekspozohet ndaj rrezeve të dielit. Ajo është gjithashtu shumë e rëndësishme për absorbimin më të mirë të kalciumit, i cili luan një rol kryesor në forcimin e kockave të trupit të njeriut.
Sidoqoftë, deri në 50% e popullsisë së botës mund të mos ketë mjaftueshëm ekspozim ndaj tij, duke çuar në mungesë të vitaminës D.
Njerëzit përdorin pilula që përmbajnë vitaminë D, por një mënyrë tjetër e shëndetshme e marrjes së saj, është konsumi i ushqimeve që e përmbajnë vitaminën.
1. Ushqime “të fortifikuara”
Burimet natyrore të vitaminës D janë të kufizuara, veçanërisht nëse jeni vegjetarian ose nuk ju pëlqen peshku.
Qumështi i lopës
Qumështi i lopës, lloji më i konsumuar i qumështit, është natyrshëm një burim i mirë i shumë lëndëve ushqyese, duke përfshirë kalciumin dhe fosforin. Në disa vende, qumështi i lopës është i pasuruar me vitaminë D.
Qumësht soje
Për shkak se vitamina D gjendet pothuajse ekskluzivisht në produktet shtazore, vegjetarianët dhe veganët janë në një rrezik veçanërisht të lartë për të mos marrë mjaftueshëm.
Për këtë arsye, në zëvendësuesit e qumështit me bazë bimore si qumështi i sojës vendosen sasi vitamine D.
Lëng portokalli
Rreth 75% e njerëzve në mbarë botën janë intolerantë ndaj laktozës, dhe 2-3% të tjerë kanë alergji nga qumështi.
Për këtë arsye, disa vende e pasurojnë lëngun e portokallit me vitaminë D dhe lëndë të tjera ushqyese, të tilla si kalciumi.
– Drithëra, tërshërë
Drithëra të caktuara dhe tërshëra janë gjithashtu të pasuruara me vitaminë D. Megjithëse drithërat dhe tërshëra sigurojnë më pak vitaminë D sesa shumë burime natyrore, ato prapë mund të jenë një mënyrë e mirë për të rritur sasinë e marrjes ditore.
2. Salmoni
Salmoni është një peshk me yndyrë dhe burim i madh i vitaminës D.
3. Sardele dhe Herring
Herring është një peshk që hahet në të gjithë botën. Ai mund të shërbehet i papërpunuar, i konservuar, i tymosur ose turshi. Ky peshk i vogël është gjithashtu një nga burimet më të mira të vitaminës D.
Edhe sardelet e konservuara, janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës.
Sikurse dihet, konsumi i peshkut në përgjithësi është i mirë për shëndetin tuaj!
4. Ton i konservuar
Shumë njerëz e shijojnë tonin e konservuar për shkak të aromës dhe faktit që nuk mer shumë kohë për t’u gatuar. Për më tepër, është edhe më i lirë se sa blerja e peshkut të freskët. Edhe ky ushqim përmban vitaminë D, por sigurohuni të blini firma të besuara, në vende të besuara.
5. Të verdhat e vezëve
Njerëzit që nuk hanë peshk duhet ta dinë se prodhimet e detit nuk janë burimi i vetëm i vitaminës D. Vezët e plota janë një tjetër burim i mirë, si dhe një ushqim i mrekullueshëm ushqyes.
Ndërsa shumica e proteinave në një vezë gjendet në të bardhën, yndyra, vitaminat dhe mineralet gjenden kryesisht në të verdhën e vezës.
6. Kërpudha
Kërpudhat janë një burim bimor i vitaminës D. Edhe ato, si njerëzit, mund ta sintetizojnë këtë vitaminë, kur janë të ekspozuara ndaj dritës.
7. Vaji i mëlçisë së merlucit
Ndonëse nuk konsiderohet ekzaktësisht ushqim, vaji i mëlçisë së merlucit është një suplement shumë i njohur. Nëse nuk ju pëlqen peshku, marrja e vajit të mëlçisë së merlucit mund të jetë thelbësore për të marrë disa lëndë ushqyese që nuk janë të disponueshme në burime të tjera. Është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës D dhe A. Sidoqoftë, vitamina A mund të jetë e dëmshme në sasi të larta.
Burimi: HealthLine