Fitoi tri dekada më parë Topin e Artë, tani “Bishtaleci” aplikon për Narcos 4
Aksioni policor në Karaçevë – goditen kazinot, prostitucioni e kontrabanda
Një aksion masiv policor në Karaçevë të Kamenicës ka rezultuar me arrestime dhe rrënim të objeketeve ilegale. Dhjetra persona, raportohet të jenë arrestuar, në mesin e tyre edhe zyrtarë policor, të dyshuar për përfshirje ne aktivitete kriminale, si lojëra ilegale të fatit, trafikim, prostitucion, kontrabandë e të ngjashme.
Ky aksion erdhi pas raportimit në Kuvend të fundit të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu.
Veliu tha se do të ketë intervenime të policisë për veprimtaritë ilegale atje.
Aksioni i Policisë po vazhdon së bashku me Prokurorinë e Shtetit, Inspektoratin Policor, Administratën Tatimore dhe Doganën e Kosovës.
Po ashtu edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka ndjekur nga afër aksionin policor në Karaçevë.
Gjatë debatit në Kuvend, ministri Agim Veliu ka hedhur faj ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se kazinotë kanë qenë të hapura gjatë kohës sa ishte në qeveri lideri i LVV-së, Albin Kurti.
Sipas tij kazinotë janë ndërtuar të reja dhe kanë funksionuar pa pengesë.
“Po ta përsëris edhe një herë, është fakt i vërtetë që gjatë qeverisjes Kurti, në Karaçevë janë ndërtuar dhe kanë funksionuar pa pengesë të gjitha kazinot, janë ndërtuar të reja. Edhe një herë po e theksoj, po tash po të them edhe diçka tjetër, në muajin shkurt, unë nga shefi juaj (Kurti) kam kërkuar që të bëjmë një operacion në Karaçevë, në mënyrë që ta ndalojmë punën e kazinove, veprimtaritë e tyre, por shefi juaj nuk ka pranuar, shko pyete!”, ka deklaruar Veliu.
Këto pretendime të tij janë hedhur poshtë nga deputetët e Vetëvendosjes.
Ndaj kësaj deklarate pati reagime të ashpra të deputetëve të LVV-së.