Termi “Hëna Blu” përdoret për të përshkruar dy lloje të ndryshme të hënave.

-Advertisement-

– Përkufizimi i parë: I referohet hënës së dytë të plotë, brenda një muaji kalendarik, e cila herën e fundit u shfaq më 31 mars të vitit 2018.

– Përkufizimi i dytë: Është përdorur për të përshkruar hënën e tretë të plotë nga katër hënat e plota, brenda hapësirës së një sezoni të vetëm, që pritet të ndodhë në 22 gusht të vitit 2021.

Shumë shpejt, do të shfaqet Hëna Blu, ajo që përkon me përkufizimin e parë, por kësaj radhe, të gjithë do të kenë mundësi ta shohin atë me sy të lirë!

Kur? Në ditën e Halloween-it, pra me 31 tetor! Ruajeni datën!

Për fat të keq, Hëna Blu nuk do të thotë se është literalisht në ngjyrën blu.

Mundësia që hëna të duket ekzaktësisht blu, nuk është e pamundur, por do të duheshin kushte të pazakonta të qiellit, si grimca të caktuara tymi ose pluhuri me madhësi të ndryshme”, siç raporton EarthSky.

Faqja gjithashtu sugjeron që të mos merren për bazë fotografitë që e shfaqin hënën totalisht blu, sepse edhe pse tërheqin vëmendje dhe duken magjike, nuk janë plotësisht të sakta.

Mos e humbisni! Hëna e rrallë Blu do të shfaqet shumë

Sidoqoftë, jo më kot ajo quhet “Hëna Blu”, pasi nuk është si hëna e çdo mbrëmjeje dhe ka një ndriçim dhe nuancë ndryshe.

Herën e fundit që Hëna Blu është shfaqur në mënyrë të tillë, ka qenë në 1944-ën, gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.

Pa dyshim që kjo hënë e rrallë do të ndihmojë për të krijuar një atmosferë edhe më drithëruese këtë Halloween që vjen!

Burimi: Unilad CO UK

Image