Trinjakët po luanin në dhomën e gjumit, komodina i bie përsipër dhe… (VIDEO)

233

Ajo që mund të konsiderohej si një lojë mes fëmijëve, mund të kishte përfunduar në një tragjedi në një shtëpi në SHBA.

-Advertisement-

Në videon e bërë virale është fiksuar momenti kur trinjakët 2 vjeç, ishin duke luajtur në dhomën e gjumit. Ata u drejtuan tek komodina dhe nisën ta trazonin atë.

Pas disa momentesh “argëtimi” komodina bie dhe zë poshtë fëmijët. Në pamje të parë u duk se ata u dëmtuan shumë nga ky incident, por fatmirësisht fëmijët arritën që të tejkalojnë këtë rrezik. Më pas në dhomë shfaqet e ëma 38 vjeçare e fëmijëve, Roxanne, e cila shikon skenën kaotike duke mos ditur se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Kur pa filmimet e kamerës së sigurisë së bashku me bashkëshortin Hank, ajo u habit së tepërmi se si trinjakët e tyre arritën t’i shpëtonin më të keqes.