Vranë 39-vjeçarin dhe i plagosën të birin, arrestohen 5 persona
Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona si të përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku at e bir u qëlluar me armë zjarri. Përveç të arrestuarve tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 13 në zonën e Plazhit pas një konflikti për motive të dobëta mbetën të plagosur tre persona, një prej të cilëve më pas ndërroi jetë në spital.
Shërbimet e Policisë ngritën pika kontrolli në të gjithë qytetin e Durrësit dhe bënë të mundur, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: Klodjan Daci, 20 vjeç, Henri Tatasi, 23 vjeç (i mbetur i plagosur) dhe Sergio Tatasi, 20 vjeç, banues në Durrës.
Armando Baboçi (Gjini) dhe Erald Gjini, babë e bir mbetën të plagosur pas një përleshjeje që nisi fillimisht me karrige dhe sende të tjera të forta në lokal dhe përfundoi me përdorimin e armëve të zjarrit. Pas dërgimit në spital, 39-vjeçari Baboçi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Nga të arrestuarit tre persona janë të përfshirë direkt në ngjarje ndërsa dy të tjerë janë ndaluar për akuzën e “Moskallëzim krimi”. Policia ka arritur të zbulojë autorët nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë në lokalin ku ndodhi përleshja.