Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
Grenell vjen në Prishtinë për të parë zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit
Për të gjithë ata që kanë menduar se Marrëveshja e Uashingtonit ishte vetëm një nënshkrim, sikurse edhe shumë marrëveshje të mëhershme të Brukselit mund të zhgënjehen shumë shpejt. ShBA duket e vendosur në zbatimin e zotimeve që Kosova dhe Serbia i kanë bërë më 4 shtator, në Uashington, në prani te presidentit Donald Trump. Në këtë kuadër, emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pritet që të vizitojë nesër Kosovën, i shoqëruar edhe nga zyrtarë të tjerë amerikan të cilët do të shohin se sa ka nisur zbatimi i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e raporteve ekonomike Kosovë-Serbi.
Kosova dhe Serbia, përkatësisht kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuqiç, kanë nënshkruar më 4 shtator marrëveshjen për normalizim ekonomik, e cila u konsiderua historike për faktin se hap rrugë të dy vendeve drejt një normalizimi të raporteve ekonomike si dhe hapet rruga për investime në gjithë rajonin përfshirë në autostrada, hekurudha dhe gaz.
Kjo marrëveshje, është diskutuar në Kuvendin e Kosovës, por nuk ka pasur nevojë për ratifikimin e saj. Aktualisht, marrëveshjen e mbështetë LDK, si parti udhëheqëse me qeverinë, kurse më të rezervuara, por që e kanë mbështetur në parim janë AAK dhe Nisma. Kurse dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë dalë kundër kësaj marrëveshje.
Një mbështetje të parezervë marrëveshjes i ka dhënë edhe presidenti, Hashim Thaçi, por i cili i ka kërkuar Hotit që menjëherë të ndalë negociatat me Serbinë në Bruksel, ku ndërmjetësues është Bashkimi Evropian, duke preferuar që këtë rol ta ketë vetëm SHBA-ja.