Sunday, May 29, 2022

Haradinaj: Spektalël dashakeq me dosjet e Speciales

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i shetësuar me “lojën” e dosjeve të Gjykatës Speciale nga ana e Organizatës së Vetëranëve të Luftës së UÇK-së .

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “zhvillimet e fundit rreth kësaj teme, që po ushqejnë debatin mediatik, nuk i ndihmojnë Kosovës, të vërtetës së saj, dhe drejtësisë vendore e ndërkombëtare”.

“Me shumë shqetësim po ndjek spektaklin dashakeq të Dosjeve – që po e krijon padrejtësisht përshtypjen se Kosova është rreshtuar në anën e kundërt të drejtësisë!”, ka shkruar ai.

“Kushdo që hasë në dokumente sensitive të hetuesisë e gjykatave, duhet menjëherë t’ia dorëzojë institucioneve përgjegjëse, e jo të ushqejë vazhdimin e spektakleve mediatike që dëmtojnë zhvillimin e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit për të gjithë”, ka thënë Haradinaj.

Me shumë shqetësim po ndjek spektaklin dashakeq të Dosjeve – që po e krijon padrejtësisht përshtypjen se Kosova është…

Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, 20 September 2020
- Advertisment -

Lexoni