Saturday, May 21, 2022

Nga shokë fëmijërie, çifti i martuar tashmë e rigjejnë njëri-tjetrin pas 13 vitesh

Marigona Berisha, e cila së bashku me familjen jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si fëmijë kur vinte në pushime në Kosovē kishte një mik bashkëmoshatar me të cilin luanin së bashku. Por si fëmijë ajo asnjëherë nuk e kishte imagninuar se shoku me të cilin po luante në të ardhmen do të bëhej shoku i saj i jetës me të colin do të martohej. Ata kanë edhe foto nga fëmijëria e tyre derisa tash kur është e martuar, Marigona ka ndarë në rrjete sociale historinë e saj.

“Kur isha 5 vjeç, unë kisha një mik në Kosovë me të cilin luaja. Mbaj mend që kemi bërë një foto së bashku në një martesë. Ne i humbëm kontaktet por gjetëm njëri-tjetrin pas 13 vjetësh. Të dy kishim një kopje të fotos. Kanë kaluar 4 vjet, ne sapo festuam përvjetorin e parë të martesës në gusht”, ka shkruar ajo.

- Advertisment -

Lexoni