Daçiq: Prishtina po abuzon me marrëveshjen e Uashingtonit
Një lëvizje e vogël në Bosnjë e Hercegovinë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, e iniciuar nga anëtari kroat i Presidencës, sipas ministrit serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, përbën abuzim me Marrëveshjen e Uashingtonit.
Anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq dhe Zheljko Komshiq, kroat i cili u zgjodh nga votat e muslimanëve, po mbrojnë njohjen e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës.
Kështu tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke shtuar se Prishtina po abuzon me marrëveshjen e Uashingtonit.
Ai i tha TV Pink se “Xhaferoviq dhe Komshiq, edhe pa një vendim të Presidencës së Bosnjës, besojnë se Kosova është një shtet i pavarur” dhe vlerësoi se kjo “është një mosrespektim i drejtpërdrejtë i rregullave të ekzistencës së Bosnjë dhe Herecegovinës”.