Wednesday, May 25, 2022

Ky shtet nuk ka asnjë jetë të humbur nga koronavirusi

Ndërkohë që Evropa po përgatitet për një valë të dytë të koronavirusit, me shifrat e rasteve të reja që po rriten çdo ditë e më shumë në të gjitha vendet, ka një shtet që ende nuk ka pasur viktima nga pandemia Covid-19. Bëhet fjalë për Gjibraltarin, fqinjin e Spanjës që sot për sot është vendi evropian më pak i goditur nga koronavirusi. Në Gjibraltar ka vetëm 334 të infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe 0 viktima, pavarësisht se masat kanë qenë shumë më të lehta.

Gjibraltari është vend i vogël me rreth 33 000 banorë, por nëse analizohen të dhënat për 100 000 banorë, sërish është më mirë sesa Spanja. Në këtë shtet përdorimi i maskës është i detyrueshëm vetëm në vende publike të mbyllura, ndërsa këshillohen personat mbi 70 vjeç që të mos dalin nga banesat, pasi çdo shërbim do t’u vijë në shtëpi.

Full Day Gibraltar Sightseeing Tour - Gibraltar, Spain | GetYourGuide
- Advertisment -

Lexoni