Grenell me delegacioni amerikan në Beograd, takohet me Vuçiqin dhe Bërnabiqin
Pas Prishtinës, delegacioni amerikan me në krye Richard Grenell dhe Adam Boehler do të qëndrojnë në Beograd. Atje, do të takohen me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren serbe Ana Bërnabiq.
Vizita e delegacionit amerikan pason nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit në mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Emisari për dialogun, Richard Grenell dhe drejtori ekzekutiv i Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar Amerikan (DFC), Adam Boehler, duan të shohin nga afër se çfarë po bëjnë Kosova dhe Serbia që të nisin me zbatimin e marrëveshjes.
Takimi në Beograd do të mbahet në orën 14:00 dhe më pas do të nënshkruajnë Deklaratën e Përbashkët, ngjashëm siç është vepruar edhe me autoritetet e Kosovës në Prishtinë.