Armët për Ukrainën: A mund të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor?
Hoti flet për relaksimin e gjendjes me pandeminë – stafi mjekësor ia rikujton rritjen e pagave
Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar edhe nga ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj kanë vizituar sot Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Prej aty, Hoti ka dhënë mësazhin se gjendja me COVID-19 është përmirësuar dukshëm, kurse stafi mjekësor ia ka rikujtuar qeverisë nevojën për rritjen e pagave.
Rënia e shifrave të personave të infektuar me COVID-19 ka krijuar një relaksim të gjendjes së përgjithshme në menaxhimin e pandemisë, ka thënë kryeministri Avdullah Hoti. Komentet e tij Hoti I bëri gjatë vizitës në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
“Është rritur vetëdijesimi i qytetarëve, ku 40 për qind nuk besonin se ka rrezik dhe nëse shkoni në shkolla i shihi fëmijët dhe prindërit që i respektojnë masat”, tha Hoti.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se institucionet shëndetësore duhet të rrisin cilësinë e ofrimit të shërbimeve mjekësore.
Kërkesës së tij I është ëprgjigjur, Valbon Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të ShSKUKS-së, duke i treguar se edhe stafi mjekësor ka kërkesa konkrete për qeverinë.
“Ne kemi edhe kërkesa për ju si qeveri, ku punëtorëve shëndetësor duhet t’iu krijohet kushte të punë, mbrojtje nga puna dhe mendoj se punëtorët shëndetësor e meritojnë ta kenë vendin e tyre në shoqëri dhe mjekët dhe infermieret meritojnë pagën e tyre të merituar”, tha Krasniqi.
Gjatë kësaj vizite, Hoti ka premtuar krijimin e një buxheti në mënyrë që të krijojmë kapacitete mbrojtëse për sistemin shëndetësor.