Grenell e Vuçiq, darkë e muzikë në Beograd (Video)
I dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka publikuar një video ku shfaqet krah Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Pas vizitës në Prishtinë, një delegacion amerikan vizitoi Beogradin për të nënshkruar disa pakte që rrjedhin nga marrëveshja e firmosur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.
Anëtarët e delegacionit amerikan dhe serb në videon e publikuar nga Grenell shfaqen duke darkuar nën tingujt e muzikës mbi një anije në Danub.
Në sfond dëgjohet kënga “Sweet Home Alabama”, ndërsa të dy delegacionet duken të gëzuar.