Përfaqësuesi rus në OKB dezinformon për Kosovën: Nëse nuk i ndalojmë shqiptarët, Ballkani hyn në
NASA synon të dërgojë gruan e parë në Hënë
Agjencia Amerikane e Hapësirës tha se do të lëshojë një raketë SLS dhe një anije kozmike Orion në dy teste fluturimi rreth Hënës për të kontrolluar performancën, mbështetjen e jetës dhe aftësitë e komunikimit.
NASA ka bërë të ditur se planifikon të zbresë gruan e parë dhe një burrë tjetër në sipërfaqen e Hënës në vitin 2024, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Amerikane e Hapësirës tha se do të lëshojë një raketë SLS dhe një anije kozmike Orion në dy teste fluturimi rreth Hënës për të kontrolluar performancën, mbështetjen e jetës dhe aftësitë e komunikimit, si pjesë e programit Artemis.
Artemis, në mitologji është motra binjake e Apollonit, emri i programit të NASA-s gjatë viteve 1960 që vendosi 12 burra amerikanë në Hënë.
Misioni i parë, Artemis I, është në rrugën e duhur për 2021 pa astronautë, ndërsa Artemis II do të fluturojë me një ekuipazh në 2023 dhe Artemis III do të zbresë astronautët në polin jugor të Hënës në 2024, tha administrata. Kostoja e programit pritet të jetë gati 28 miliardë dollarë nga vitet fiskale 2021 deri në 2025.
NASA dëshiron të “krijojë një prani të qëndrueshme njerëzore në Hënë”, pasi vizitoi për herë të fundit në vitin 1972, por sateliti i vetëm natyror i Tokës tani do të përdoret si shkallë në ngjitje për të arritur Marsin.
“Ne do të kthehemi në Hënë për zbulime shkencore, përfitime ekonomike dhe frymëzim për një gjeneratë të re të eksploruesve”, bëri të ditur administratori i NASA-s, Jim Bridenstine. “Derisa ndërtojmë një prani të qëndrueshme, ne gjithashtu po ndërtojmë vrullin drejt atyre hapave të parë njerëzorë në Planetin e Kuq”, tha ai.
Presidenti amerikan, Donald Trump, më 28 gusht tha se SHBA do të zbresë gruan e parë në Hënë dhe do të vendosë flamurin e saj në Mars.
Në vitin 2019, ai nënshkroi legjislacionin për Forcat Hapësinore, një degë e Forcave të Armatosura të SHBA-ve dhe një nga tetë shërbimet me uniformë të SHBA-ve.
NASA po ashtu tha veçmas se do të bashkëpunojë me Pentagonin për fluturimet njerëzore në hapësirë, politikën hapësinore, transportin hapësinor, standardet dhe praktikat më të mira për operacione të sigurta në hapësirë, kërkime shkencore dhe mbrojtje planetare.