Monday, May 23, 2022

Unioni Afrikan plan veprimi 10-vjeçar për t’i dhënë fund punës së fëmijëve

Sipas Unionit Afrikan, 31,5 milionë fëmijë në Afrikë punojnë në punë të rrezikshme, ndërsa numri i fëmijëve punëtorë është rritur në kontinent në krahasim me rajonet tjera.

Unioni Afrikan njoftoi se ka filluar një plan veprimi 10-vjeçar për të mundësuar kthimin në jetë normale të 72 milionë fëmijëve punëtorë në kontinent, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga unioni u theksua se në mbarë botën 152 milionë fëmijë që janë duke u përdorur si punëtorë, ndërsa 72 milionë e këtyre gjenden në kontinentin e Afrikës.

Më tej bëhet e ditur se 31,5 milionë fëmijë në Afrikë punojnë në punë të rrezikshme, ndërsa numri i fëmijëve punëtorë është rritur në kontinent në krahasim me rajonet tjera.

Sipas planit të veprimit të miratuar në Samitin e Unionit Afrikan të zhvilluar në shkurt të vitit 2020, kanë filluar konsultimet me të gjithë aktorët e interesuar të Unionit për t’i dhënë fund punës së fëmijëve, punës së detyruar, trafikimit njerëzor dhe skllavërisë moderne.

Ndërkaq, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) gati gjysma e fëmijëve punëtorë të botës janë në Afrikë, 62,1 milionë në Azi dhe Paqësor, 10,7 milionë në Amerikë, 1,2 milion në vendet arabe dhe 5,5 milionë në Evropë dhe Azinë Qendrore.

- Advertisment -

Lexoni