Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Hotele $10 dhe më pak pije falas: Mirë se vini në Las Vegas!
Mirë se vini në Las Vegas në kohën e koronavirusit! Qyteti filloi rihapjen e hoteleve të tij gjigante të kazinosë në 4 qershor, por mysafirët, veçanërisht ata që udhëtojnë me avion, kanë hezituar të kthehen.
Numri i përgjithshëm i vizitorëve ra 61% (1.4 milionë) në korrik, muajin e parë të plotë që kazinotë ishin të hapura. Të ardhurat nga lojërat e fatit ranë 39% (330.1 milion dollarë) krahasuar me një vit më parë.
Të hënën, aksionet e kompanive të mëdha të kazinosë, përfshirë Caesars, MGM Resorts International dhe Las Vegas Sands Corp. ranë më shumë se 6%.
Operatorët e resorteve janë përpjekur të joshin turistë, duke ofruar zbritje. Një qëndrim i fundit në Bally, një pronë e Caesars, kushton vetëm 10 dollarë në natë për një lojtar gjysmë të shpeshtë të kazinos. Totali për tre netë me taksa dhe tarifa turistike është 130 dollarë dhe nuk ofrohet shërbimi në dhomë.NJË SHENJË E UDHËZIMEVE TË SIGURISË, JASHTË CAESARS PALACE NË LAS VEGAS
Ndryshe nga disa qytete, ngrënia në ambiente të mbyllura lejohet në Las Vegas. Ky ishte një lehtësim sepse vera jashtëzakonisht e nxehtë i bëri ambientet jashtë, të padurueshme për shumë mysafirë.
Me më pak vizitorë dhe kapacitet të zvogëluar, vendpushimet kanë hezituar të rikthejnë punëtorët. MGM tha muajin e kaluar se po pushonte nga puna 18,000 punonjës në të gjithë vendin, shumica e tyre në Las Vegas.
Lojtarët kryesorë të lojërave elektronike, të ftuar të moshuar, kanë hezituar të udhëtojnë për shkak të virusit, vëren Nick Hogan, ReelMetrics i të cilit gjurmon të dhënat e makinerive të kumarit (slot machines). Ai e quajti mungesën e të moshuarve “padyshim kërcënimin më të madh të pandemisë për kazinotë në mbarë botën”.KËMBËSORËT KALOJNË NË BULEVARDIN LAS VEGAS, 28 KORRIK 2020
Adam Wiesberg, menaxheri i përgjithshëm i kazinosë El Cortez në qendër të Las Vegas, tha se ai ka hequr mbi 200 slot machines dhe ato që ka vendosur të mbajë, i ka arreduar në mënyrë të tillë që mes njerëzve të ketë distancë.
Si duket, asgjë nuk është e paprekshme nga pandemia, as Las Vegas!
Burimi: Bloomberg Business