Shkencëtarët identifikojnë një lidhje midis gjumit dhe rrezikut të diabetit të tipit 2: ScienceAlert
Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe skenaristja e njohur, Shpresa Vreto
Shpresa Vreto, shkrimtarja për fëmijë dhe skenariste e disa filmave është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Skenarët e saj më të famshëm, janë përshtatur në disa prej filmave më të njohur shqiptarë. Në 1987-ën, Vreto shkroi skenarin e filmit vizatimor “Mirela” e ndërsa në 1981-in bashkë me Xhanfize Kekon realizuan skenarin e filmit “Kur Xhirohej një Film”.
5 vite më vonë, erdhi si autore në realizimin e filmit “Fillim i vështirë”. Shpresa Vreto ka kontribuar gjithashtu me penën e saj në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në 1990-ën. Përtej realizimit të skenareve të disa prej filmave më të famshëm të atyre viteve, Vreto është gjithashtu autore e disa librave për fëmijë. “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” si dhe revistat për të vegjël “Sirena e Vogël” apo “Bota ime”.
Për 12 vite rresht, shkrimtarja ka drejtuar bibliotekën për fëmijë.