Sunday, May 29, 2022

Jordyn Woods flet për familjen Kardashian dhe skandalin e tradhtisë: ‘S’di si të ndihem’

Sado kohë të ketë kaluar, bota nuk e harron lehtë skandalin e familjes Kardashian me Jordyn Woods. Kjo e fundit, shoqja më e mirë e Kylie-it, u pa duke u puthur në një festë me Tristan Thompson, partnerin e Khloe-s.

Që prej asaj ngjarjeje, Jordyn u zhduk nga horizonti duke shkëputur çdo lloj marrëdhënieje me vajzat e familjes së famshme, por tani është gati për të treguar versionin  e saj.

“Mbaj mend vetëm që jam ulur në një vend shumë të errët dhe s’e di. Kisha familjen time me të cilën flisja, por ndihesha sikur isha shumë vetëm. Ti merr çdo gjë që mendon se dije për një dekadë të tërë, njerëzit që mendon se njeh, jetën që mendon se kishe dhe gjithçka që ke bërë gjatë gjithë rritjes tënde dhe i çon larg prej një njeriu. Nuk di më as si të ndihem.”- u shpreh Jordyn gjatë intervistës së fundit. 

“Duke parë situatën, okay: çfarë bëra, çfarë roli luajta unë në gjithë këtë, sa e përgjegjshme isha, si mund të mbaja përgjegjësi për gjithë çfarë ndodhi? Gjërat ndodhin.- vazhdon ajo. Kjo na bën njerëz! Mendoj që njerëzit e këtij brezi kanë mungesë llogaridhënieje dhe kur nuk pranon çfarë ke bërë apo çfarë ka ndodhur, nuk mund të shërohesh prej saj. Eshtë e lehtë të dënosh veten për gjëra që mund t’i kishe bërë ndryshe, por s’mund ta mbash mendjen përgjithmonë tek ajo që mund të bëje ose duhet të bëje. Thjesht duhet të pranosh çfarë ndodhi dhe ta lësh të shkojë.”

Pas gjithë kësaj analize, Woods thotë se pas skandalit “ka fshirë” gjithçka nga telefoni dhe se “nuk i është përgjigjur askujt”. Gjithsesi, as Jordyn nuk është e lumtur që ka lënduar shumë njerëz prej atij skandali. 

“Ishte e tepërt për të gjithë, për familjen time, për familjet e tjera, shokët, etj. Për 1 milion vite nuk kam patur qëllim t’i lëndoj njerëzit që dua. S’jam e lumtur për atë që ka ndodhur, por jam e lumtur që isha në gjendje të bëhem ajo që jam sot.”

View this post on Instagram

I found you, then I found me🤍

A post shared by HEIR JORDYN (@jordynwoods) on

Tristan duket se s’ishte asgjë më shumë se thjesht një gabim i Jordyn, e cila duket mjaft e lumtur me të dashurin e ri Karl-Anthony Towns!

- Advertisment -

Lexoni