Përfaqësuesi rus në OKB dezinformon për Kosovën: Nëse nuk i ndalojmë shqiptarët, Ballkani hyn në
Këto janë disa nga qytetet më të bukura në botë
Edhe pse jemi në një kohë ku bota po përballet me kufizime të shpeshta, përsëri nuk duhet të ndalojmë së planifikuari udhëtime të ndryshme, të cilat ndikojnë pozitivisht në jetën e çdokujt. Në 10 mijë qytete të botës, ne kemi bërë një përzgjedhje modeste të disa prej qyteteve që duhet t’i vizitojmë njëherë në jetë.
Florence, Itali
Ndërsa Roma gëzon meritat si qytet historik, Florence mban një bukuri të pastër italiane. Shëtitjet në rrugët me kalldrëm, ku në horizont dominon katedralja “Santa Maria Del Fiore”, mund të jenë të paharrueshme për ju. Dhe nuk mund të lini pa vizituar edhe muzetë apo galeritë e mbushura me artin elegant dhe më të qëndrueshëm në botë.
Bruges, Belgjikë
Një tjetër “Venecia”, pasi dhe në Bruges ndodhen një rrjet kanalesh ujor që u japin një bukuri fantastike. Një qytet me një arkitekturë madhështore, ku mund të shijosh më së miri kafenetë e panumërta.
Jaipur, India
Një udhëtim në Indi nuk do të ishte i plotë pa përjetuar madhështinë e Qytetit të Vjetër. Në Jaipur ndodhen pallatet e ndërtuara nga mbreti Sawai Jai Singh II në 1734, dhe sot është shënuar si vend i trashëgimisë botërore UNESCO-s.
Chefchaouen, Morocco
A kishit dëgjuar më parë për këtë vend dhe për historinë e veçantë të tij? Një qytet historik, shtëpitë e të cilit janë të lyera me ngjyrë të kaltër. Teori të ndryshme janë shfaqur në lidhje me origjinën e kësaj tradite. Njëra prej tyre e konsideron si simbolik fetare nga banorët hebrenj, të cilët u vendosën përgjatë viteve 1930 dhe 1940.
Buenos Aires, Argjentina
Ky është një qytet i muzikës, këngës, vallëzimit dhe romancës së pagabueshme; një metropol ku futbolli tërheq turma tifozësh energjitik në stadiumet e saj, dhe ku bulevardet perandorake janë të mbushura me ndërtesa dhe fasada historike.
Bergen, Norvegji
Një qytet piktoresk që të lë pa fjalë dhe që karakterizohet nga flukset turistike. Gjelbërimi dhe kishat me kupolë bakri janë të admirueshme për ata njerëz që preferojnë peizazhe të qeta. Dhe nuk duhet lënë pa u përmendur; këtu ndodhen disa nga restorantet më të mira të Norvegjisë.
Seville, Spanjë
Flitet shumë për Barcelonën dhe Madridin, por kur bëhet fjalë për bukurinë joshëse urbane, Seville mban kurorën. Mesazhi i këtij qyteti është: mbajeni flakën e traditës ndezur.