Njihuni me njeriun “alien”, transformim total
Një person nga Franca ka dëshirë që të ndryshojë tiparet e tij trupore, dhe deri tani duket se ia ka arritur qëllimit.
Anthony Lofredo u detyrua që të shkojë në Spanjë për të bërë ndryshime në fytyrë të cilat e kanë bërë të duket si një alien.
Përveç faktit që ai tani nuk ka hundë dhe gjuha e tij është e ndarë në dy pjesë, Lofredo ka bërë tatuazh gjithë lëkurën, ka bërë shpime në të gjithë fytyrën, duke përfshirë përmes mjekrës, implantet janë vendosur në kokën e tij dhe duket sikur i janë hequr veshët.
Në një intervistë për gazetën franceze “Midi Libre”, Lofredo foli për ëndrrat e tij për t’u dukur si një alien.
“Që kur isha i vogël, kam qenë shumë i apasionuar pas mutacioneve dhe transformimeve të trupit të njeriut”, tha ai, duke zbuluar se si, duke punuar si roje sigurie, e kuptoi se nuk po e jetonte jetën e tij ashtu si dëshironte.