Përfaqësuesi rus në OKB dezinformon për Kosovën: Nëse nuk i ndalojmë shqiptarët, Ballkani hyn në
Kurti: Shumë vende perëndimore kundërshtuan bashkimin e dy Gjermanive, sot ajo është lokomotivë e BE-së
Kreu i LVV-së, Albin Kurti e ka uruar shtetin gjerman në 30 vjetorin e bashkimit.
Kurti ka thënë se Gjermania është mik i shqiptarëve sepse sipas tij janë dy popuj që e kanë provuar se ç’do të thotë të jesh nën regjime diktatoriale.
“Miq të Kosovës, sepse miq të drejtësisë universale e të ligjshmërisë në marrëdhënie ndërkombëtare. Miq të shqiptarëve, sepse dy popujt e kanë provuar se ç’do të thotë të jesh nën regjime diktatoriale, të cilat imponojnë ndarjen. Sot ua uroj të gjithë gjermanëve ditën e Bashkimit të Gjermanisë. Ua uroj edhe bartësve të institucioneve, Kancelares, Ambasadorit në Kosovë dhe Kryetarit të SPD-së”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Ai ka theksuar se shumë vende perëndimore kundërshtuan bashkimin e dy Gjermanive, mirëpo thotë se sot Gjermania është lokomotivë e BE-së.
“Shumë vende perëndimore e fqinje ishin të shqetësuara atëbotë, dhe kundërshtuan bashkimin e dy Gjermanive. Por sot të gjithë janë të kënaqur me Gjermaninë, lokomotivë e BE-së, garantuese e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, promovuese e marrëdhënieve të mira mes shteteve”, tha ai