Video – Kamerat kapin momentin e vrasjes së pronarit të Selo Tours në Novi Pazar
Në lagjen Jalija të Novi Pazarit në Serbi, është vrarë Selatin J. nga Prishtina në të cilin ka shtënë një person i panjohur.
Pas shkëmbimit të zjarrit, i dyshuari është në arrati dhe po kërkohet nga policia.
Sipas hetimeve fillestare, para se të vritej Selatin J. e ka plagosur me arme një person, e më pas një person deri më tani i paidentifikuar ka shtënë disa herë në Selatin J. i cili ka vdekur.
Sipas burimeve nga policia, viktima është pronar i një agjencie që merret me transportimin e udhëtarëve dhe mallrave.
Sipas informatave jozyrtare, vrasjes i parapriu një fjalosje dhe rrahje gjatë të cilës i dyshuari e përdori armën duke shkrepur disa plumba në drejtim të viktimës i cili vdiq në vendin e ngjarjes.
Lidhur me atë se si ndodhi rasti dalin pamjet nga kamerat e sigurisë.
Selatin Janova është pronari i Agjencionit Turistik “Selo Tours”.