Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut
Hoti uron Gjermaninë në ditën e bashkimit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në 30 vjetorin e rënies së murit të Berlinit kujton ribashkimin e Gjermanisë.
“Më 1989, me hapjen e kufirit gjermano – gjerman, shumë njerëz nga Lindja kaluan në Perëndim për të shijuar lirinë. Me këtë akt, ata i thyen edhe barrierat ideologjike e politike për t’i dhënë Gjermanisë një kahje perëndimore dhe për të dhënë kontribut qenësorë në formësimin e Evropës së sotme”.
“Gjermania është një ndër partnerët tanë të pazëvendësueshëm, të cilës i jemi jashtëzakonisht mirënjohës dhe pafundësisht falënderues për kontributin që ka dhënë dhe vazhdon të japë për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.