Tuesday, May 24, 2022

3 teknika si të kontrolloni a është floku juaj i shëndetshëm

#1 – Testi i folikulave

Për të kuptuar nëse flokët tuaj janë të shëndetshëm në përgjithësi dhe se humbja e flokëve është diçka për të cilën nuk duhet të shqetësoheni, duhet së pari të kontrolloni rrënjët.

Çfarë të bëni:

Shkulni një fije floku, por sigurohuni ta kapni sa më afër kokës, që rrënja të jetë akoma e bashkangjitur në flokë. Kontrolloni folikulën. Fundi normal i rrënjës së një fijeje, duhet të jetë në formë llambë, kështu që nëse e shihni atë, flokët tuaj janë të shëndetshëm. Nëse floku juaj është i dobët ose pa ndonjë formë të tillë, atëherë ato janë të dobët dhe kanë nevojë për kujdes.

3 mënyra si të kontrolloni a është i shëndetshëm

Disa mënyra për të parandaluar rënien:

– Ndjekja e dietës Mesdhetare. Një studim thotë se ul rrezikun e rëniës së flokëve.

– Evitoni flokët e kapur shumë fort, sidomos gjatë gjumit, pasi mund të çojë në rënie të flokëve.

– Merrni vitamina dhe minerale të caktuara.

#2 – Testi i lavamanit

Ky test mat sa të fortë janë flokët tuaj, kur dihet se flokët e dëmtuar i përthithin më shpejt lëngjet.

Çfarë të bëni:

Shkulni disa fije flokësh nga pjesë të ndryshme të kokës, si maja, pjesa e pasme dhe nga secila anë. Hidhini fijet në një gotë me ujë. Fijet plotësisht të shëndetshme do kenë tendencën të qëndrojnë më lart, ato relativisht të shëndetshme do të ulen pak dhe më të dëmtuarat do të fundosen plotësisht.

3 mënyra si të kontrolloni a është i shëndetshëm

Disa mënyra për t’i bërë më të fortë flokët tuaj:

– Vendosni lloje të ndryshme të vajrave.

– Përdorni zbutës flokësh gjatë çdo larjeje.

– Vendosni aloe vera për të rregulluar sado pak ekuilibrin e pH të flokut tuaj.

#3 – Testi i tërheqjes

Kjo provë ka për qëllim të kontrollojë elasticitetin e flokëve tuaj.

Mund të bëhet me këto hapa të thjeshtë:

Tërhiqni me kujdes një fije floku. Më pas, tërhiqeni butësisht në të dy skajet. Nëse shtrihet dhe kthehet prapa kur e lini të shkojë, është e shëndetshme. Nëse prishet lehtë, është mjaft e dobët.

3 mënyra si të kontrolloni a është i shëndetshëm

Disa këshilla për t’i rikthyer elasticitetin flokëve tuaj:

– Lërini të thahen në mënyrë natyrale. Nxehtësia dëmton elasticitetin e flokëve.

-Provoni të aplikoni maska me mjaltë në flokë.

Për çdo rast, ju mund të përdorni edhe ujin e orizit për flokët tuaj, sekretin e grave aziatike për flokë të gjatë dhe të shëndetshëm.

Burimi: Bright Side

- Advertisment -

Lexoni