Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Viola von Cramon: Nëse Parlamenti Evropian do ta thoshte fjalën e fundit, Kosova s’do të kishte vizat
Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Europian, Viola von Cramon, ka komentuar sërish liberalizimin e vizave për kosovarët.
Cramon i është përgjigjur një postimi në Twitter të “Kos_data” ku thuhej se vetëm kosovarët nuk janë të lirë të lëvizin pa viza nëpër Evropë.
Cramon thotë se Kosova do ta kishte liberalizimin e vizave, nëse Parlamenti Europian do ta thoshte fjalën e fundit.
Por sipas saj, është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin.
“Njerëz, unë jam e vetëdijshme për këtë fakt. Fatkeqësisht, nuk varet nga unë që të vendos për këtë. Më besoni, nëse ne në Parlamentin Evropian do ta kishim fjalën e fundit, Kosova do t’i kishte të njëjtat mundësi udhëtimi si të gjitha shtetet tjera evropiane, por është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin”, shkroi Cramon.