Tuesday, May 24, 2022

Berisha: Dosjet për UÇK-në, nëse nuk janë vjedhur në kasafortë në Hagë, ato janë të formuluara në Beograd

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në emisionin ‘Kojshia Show’ ka folur edhe për Gjykatën Speciale të Hagës.

Berisha, duke komentuar arrestimet e zyrtarëve të OVL-UÇK-së, ka thënë se dërgimi i dosjeve në zyrat e kësaj organizate është skenar dhe kurth.

“Në vlerësimin tim, në përqindjen më të madhe, dosjet i kanë vjedhur serbët. Ky është skenar. Nëse Gucati dhe Haradinaj do të thirreshin në Hagë për krime konkrete, luftë apo kundër njerëzimit, kjo është një gjë normale, pasi ajo gjykatë prandaj është ngritë, por të flitet për dosjet që ia dërgon dikush, që i marrin nga kasafortat e gjykatës dhe ua dërgon në zyrë, ky është skenar dhe kurth”, ka thënë Berisha.

Berisha shprehet se duhet hetuar kush qëndron prap këtij skenari.

Sipas tij, nëse nuk janë vjedhur në kasafortë në Hagë, ato dosje janë të formuluara në Beograd.

Ndiqeni minutën e 18:29 të emisionit.

- Advertisment -

Lexoni