Me këto tipare fytyre, mund të mashtroni sa të doni: Njerëzit, ju besojnë!
Vetulla të larta, mollëza të ngritura, fytyrë e rrumbullakët: Kjo është pamja që i mashtron njerëzit të besojnë se jeni një ëngjëll, edhe pse mund të bëhet fjalë për një vrasës.
Një studim ka analizuar fytyrat e kriminelëve, duke u kërkuar njerëzve të tjerë t’i gjykojnë ata vetëm nga fytyra. Rezultati? Ata që kishin tipare të ngjashme me ato të sipërpërmendurat, dukeshin më të besueshëm për të tjerët. Edhe pse, të gjithë ishin vrasës.
Nga ana tjetër, njerëzit me vetullën e rënë, me mollëza të futura, perceptoheshin si më pak të besueshëm dhe më pak të ndershëm. Kjo ndodh në të miliontat e sekondit të parë kur ne shikojmë një fytyrë të re; truri ynë gjykon në pavetëdije personin që ka përballë, duke u nisur nga forma e tipareve.
Duket e padrejtë, sepse jemi të lindur për të gjykuar të tjerët, apo jo? Por nuk është ky problemi më i madh në gjithë këtë. Duke pasur parasysh rastet e vrasësve që i joshnin viktimat me pamjen e tyre të pafajshme, duhet thënë se problemi i vërtetë është se gjykimi ynë gabon.
Burimi: Elite Daily