Thaçi nënshkruan dekretin për kthimin e Vlora Çitakut nga Washingtoni
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e ambasadores Vlora Çitaku nga misioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendimi për kthim të ambasadores Çitaku dhe disa të tjerëve, ishte marrë më 3 mars nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, por duhej edhe dekreti i presidentiti dhe Thaçi e ka firmosur atë më 2 tetor.
Dekreti i Thaçit ka katër pika, dhe në pikën 2, i lejohet Çitakut që të vazhdojë misionin deri në emërimin e shefit të ri të ambasadës në Washington.