Përfaqësuesi rus në OKB dezinformon për Kosovën: Nëse nuk i ndalojmë shqiptarët, Ballkani hyn në
Verhelyi: Duhet t’i bindim shtetet e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën
Komisioneri BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Hoti, ka thënë se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave, por, që duhet punë për ti bindur shtetet anëtare.
Ai tha se është në dijeni se liberalizimi i vizave është një çështje shumë më rënësi për qytetarët
“Po e shoh se kjo një çështje shumë e rëndësishme për publikun. Këto çështje jo doemos ndihmojnë. Kushtet janë përmbushur megjithatë ne duhet t’i bindim shtetet anëtare dhe bindja e tyre nuk është punë e lehtë dhe për ti bindur vetëm nëse dëshmojmë në punën ditore, por kryeministri po e bënë këtë që të mos ketë kërkesa për azil dhe luftim të krimit të organizuar dhe kjo është ajo çka po punojmë sot të arrijmë atje”.