Vrima e zezë yjore që thyen rekord është gjetur e fshehur pranë Tokës: ScienceAlert
Në veturën e ndaluar te AKI-ja u gjet një granatë dorë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në veturën e ndaluar në afërsi të AKI-së është gjetur një granatë dore.
Personi i dyshuar është arrestuar. Për këtë, sot në mëngjes Policia kishte bllokuar rrugën Prishtinë – Fushë–Kosovë.
“Rreth orës 08:40 min, të gjitha njësitet relevante policore kanë përfunduar vendshiqimin e vendit të ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E. B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granat dore. Po ashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmirren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, ka thënë Zyra për Informim e PK-së.
Ndrshe, nga ora 6 e mëngjesit rruga Prishtinë – Fushë-Kosovë ishte bllokuar, pasi policia ka ndaluar një person të dyshuar me veturë.
Policia njofton se ka ndaluar dhe shoqëruar personin në stacioni policor, derisa rruga do të hapet pasi të përfundojë “kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes”.
Pas ekzaminimeve të nevojshme rruga është liruar për qarkullim.