Receta të shpejta dhe të thjeshta që do të shkëlqejnë lëkurën tuaj të fytyrës
Përbërësit natyral për rutinat e bukurisë janë esencial, jo të shtrenjtë dhe ju nuk keni nevoj të dilni nga shtëpia fare, sepse përbërës të tillë mesiguri i keni në kuzhinën tuaj. Sot po ndajmë më ju disa prej recetave më efektive që duhet t’i provoni patjetër.
Maskë hidratuese me mjaltë për buzët
Një nga mënyrat më të mira për të mbajtur buzët e buta është një maskë mjalti. Është super e lehtë, thjesht vendosni mjaltë në buzë çdo natë para se të shkoni në shtrat, dhe lini të veprojë për 10 deri në 15 minuta para se ta hiqni. Mjalti është një super hidratues, qetësues dhe shërues, plus ëmbëlsia e bën atë maskën më të mirë!
Maskë për fytyrën me kos dhe shafran të Indisë (Turmerik)
Kjo maskë fytyre me kos bën mrekulli si një maskë fytyre kundër plakjes dhe zbutëse e lëkurës pasi acidi laktik natyral tret lëkurën e vdekur, forcon poret dhe ndihmon për të zvogëluar shfaqjen e vijave të holla. Kombinuar me mjaltë ushqyes për lëkurën, i cili është qetësues dhe antibakterial, dhe shafran i Indisë që ka veti të mahnitshme antioksiduese, kjo maskë do t’ju japë lëkurë të ndezur, me pamje të shëndetshme!
Përbërësit:
1 lugë gjelle kos të thjeshtë organik
1 lugë çaji me mjaltë
1 lugë çaji shafran i Indisë
Përzieni përbërësit në një enë, më pas hidheni në fytyrë me gishta (ose një furçë) dhe lëreni të qëndrojë për 10 deri në 15 minuta. Në fund, shpëlajeni me ujë të vakët dhe vendosni serumin apo kremin tuaj hidratues të preferuar. Kini kujdes me rrobat sepse shafrani mund të njollos lehtë ato.
Maskë për rrathët e errët poshtë syve me çaj të gjelbër
Çaji i gjelbër është i mbushur me kafeinë, e cila mund të ndihmojë në tkurrjen e enëve të gjakut në zonën tuaj nën sy, duke zvogëluar inflamacionin në venat dhe lëkurën. Ju thjesht mund të vendosni qese çaji jeshil (të përgatitura dhe më pas të ftohura në frigorifer) nën sytë tuaj. Lërini qeset e çajit ose përzierjen të qëndrojnë poshtë syve tuaj deri në 20 minuta, më pas shpëlajeni lëkurën dhe vendosni kremin tuaj të syve.