Historia e panjohur e djalit dhe e nipit të Skënderbeut nga arkivat e Venecies
Thaçi në Uashington – A po nis përgatitja e marrëveshjes finale Kosovë – Serbi?
Një vizitë tjetër e presidentit Hashim Thaçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po realizohet, përderisa ai po pret edhe vendimin e Gjykatës Speciale, nëse ndaj tij do të konfirmohet apo jo aktakuza për krime lufte.
Thaçi, edhe pse ka munguar në nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit më 4 shtator, besohet se ishte njëri prej politikanëve të vetëm në Kosovë që e ka ditur përmbajtjen e saj. Madje, edhe vet kryeministri Avdullah Hoti, nuk kishte informacione për marrëveshjen ekonomike, përderisa shkoi në Uashington, kur edhe e nënshkroi atë në emër të Kosovës, në prani të Presidentit Donald Trump.
Tani, Thaçi mësohet se do të ketë në mënyrë direkte apo indirekte një rol edhe në përgatitjen e marrëveshjes së radhës, e cila do ta pasojë atë të 4 shtatorit.
Ishte edhe vet emisari i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell i cili tha se pas marrëveshjes ekonomike të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia, Presidenti Trump do të angazhohet edhe në arritjen e marrëveshjes politike mes dy vendeve.
Thaçi, ka qenë në krye të procesit negociator me Serbinë, por ai e humbi këtë rol pas publikimit të propozim-aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë.
Me fjalë tjera, tani Thaçi mund të ketë sërish rolin në draftimin eventual të marrëveshjes finale, duke ia lënë atë në diapozicion kryeministrit Avdullah Hoti.
E në rast se ndaj Thaçit nuk konfirmohet aktakuza në Hagë, pritjet janë që ai të rikthehet në krye të ekipit negociator të Kosovës, në dialogun me Serbinë.