Friday, May 20, 2022

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për armëpushim

Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord për një armëpushim të përkohshëm të premten, pas 12 ditësh luftimesh vdekjeprurëse mbi rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak.

Armëpushimi u njoftua nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pak para mesnatës me kohën e Moskës, pas bisedimeve 11-orëshe midis dy vendeve në kryeqytetin rus.

Ndërprerja e përkohshme e luftimeve do të nisë të shtunën në mesditë me orën lokale për të lejuar shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të pajetë.

Lavrov tha gjithashtu se të dyja palët “do të fillojnë negociatat thelbësore me synimin për të arritur një zgjidhje paqësore sa më shpejt të jetë e mundur”.

Azerbajxhani dhe Armenia, të dy ish-shtete të Bashkimit Sovjetik, nisën një luftë të përgjakshme në fillim-vitet 1990 për shkak të rajonit malor Nagorno-Karabak.

Të dyja palët patën me mijëra të vdekur dhe me qindra mijëra njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Në vitin 1994 u vendos një armëpushim që është shkelur herë pas here duke kaluar në dhunë sporadike.  

Dhuna midis dy ish-shteteve Sovjetike shpërtheu përsëri në 27 shtator teksa të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për rindezjen e konfliktit, më i rëndi në dekada.

Të paktën 400 njerëz janë vrarë që nga luftimet dhe gjysma e popullsisë së rajonit, rreth 70.000 persona janë larguar nga vendi.

- Advertisment -

Lexoni