Saturday, May 21, 2022

Hakamarrje pas 14 vitesh! 41-vjeçari përplas për vdekje me makinë vrasësin e babait

Shkaku i aksidentit të djeshëm në Rromanat të Durrësit, i  konsideruar i paqëllimshëm është zbuluar ditën e sotme nga policia.

Autori i ngjarjes Myslim Istrefi ka përplasur për vdekje Shaqir Estrefin, duke u hakmarrë për babanë e tij pas 14 vitesh. 41-vjeçari në gjendje të dehur duke drejtuar makinën e tij tip “Fiat” përplasi për vdekje 57-vjeçarin, i cili po udhëtonte në këmbë. Estrefi  mundi të mbijetonte prej plagëve të marra nga përplasja.

Sipas policisë, autori, pas 14 vitesh, përplasi për vdekje Shaqir Estrefin për motive hakmarrje, pasi babai i viktimës, Q.E., në vitin 2006 vrau babain e të dyshuarit, Z.I.

Mbi 41-vjeçarin e arrestuar ditën e djeshme  rëndojnë akuzat  “Vrasja me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” .

Njoftimi i policisë:

Rromanat/Durrës. Policia zbardhi shkakun e ngjarjes rrugore të ndodhur ditën e djeshme në Rromanat. Falë veprimeve profesionale rezultoi se ngjarja e ndodhur nuk ishte aksident rrugor , por dyshohet vrasje me dashje për hakmarrje. Vihet në pranga  41-vjeçari, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, si rezultat i kqyrjes së vendit të ngjarjes, provave të grumbulluara dhe veprimeve profesonale të kryera, bënë të mundur zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe arrestuan në flagrancë shtetasin: M.I., 41 vjeç, banues në Rromanat, Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.10.2020, rreth orës 15;00, në fshatin Rromanat, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjëndje të dehur, ka goditur këmbësorin shtetasin Sh.E., 57 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, i cili si pasojë e goditjeve të marra, ndërroi jetë. Shtetasi M.I., dyshohet se ka goditur shtetasin Sh.E., për motive hakmarrje, pasi shtetasi Q.E., (babai i viktimës) në vitin 2006 ka vrarë shtetasin Z.I., (babai i të dyshuarit). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

- Advertisment -

Lexoni