Studimi Lidh Preferencën për Makina me zë të lartë me disa Tipare të Personalitetit Befasues:
7 vajrat esencialë më të mirë për flokët
Kur është fjala për përdorimin e vajrave esenciale për flokë, ka shumë zgjedhje të dobishme. Nëse jeni duke kërkuar të zbusni flokët tuaj, trajtoni zbokthin dhe lëkurën e kokës të thatë, ti jepni fortësinë e duhur flokëve dhe ndriçoni flokët tuaj natyrshëm, vajrat esencialë janë shumë më të sigurta dhe po aq efektive sa produktet konvencionale të kujdesit të flokëve.
Ata janë gjithashtu më kosto të ulët – një shishe e vajit tuaj të preferuar esencial nuk mund të ushqejë vetëm flokët tuaj, por mund të ndihmojë në zvogëlimin e stresit, në lehtësimin e dhimbjeve dhe në luftimin einfeksioneve të lëkurës gjithashtu. Plus, vajrat esencialë janë të gjitha natyralë, që do të thotë se ato nuk janë kimikate të rrezikshme dhe janë më të mira për mjedisin dhe shtëpinë tuaj.
Livando
Studimet kanë treguar se vaji i livandos poseidon efekte nxitëse të rritjes së flokëve. Në një studim i bërë tek kafshët në vitin 2016, aplikimi nga jashtë i vajit të livandos rriti ndjeshëm numrin e folikulave të flokëve tek minjtë femra. Vaji i livandos bën të mundur gjithashtu thellimin e thellësise se folikulave të flokëve dhe trashjen e shtresës termike.
Vaj Livandos ka veti antimikrobike dhe mund të përdoret për të luftuar çrregullimet bakteriale dhe kërpudhat. Disa përfitime të tjera të vajit të livandos janë aftësia e tij për të zbutur kokën dhe për të shëruar lëkurën dhe flokët e thatë. Duke qënë se stresi emocional është një faktor që mund të kontribuojë në rënien e flokëve, vaji i livandos mund të përdoret për të krijuar një mjedis të qetë dhe pa stres.
Rozmarina
Vaji i rozmarinës është një nga vajrat kryesorë esencialë për trashjen dhe rritjen e flokëve. Përdoret për të rritur metabolizmin qelizor, i cili stimulon rritjen e flokëve dhe promovon shërimin. Hulumtimet madje tregojnë se vaji i rozmarinës vepron dhe si minoxidili, një trajtim tradicional kundër rënies së flokëve. Kur bëhet fjalë për shëndetin e flokëve, përfitimet e vajit të rozmarinës përfshijnë parandalimin e rënies së flokëve, ngadalësimin e procesit të daljes së thinjave dhe trajtimin e zbokthit dhe kokës së thatë.
Për të përdorur vajin e rozmarinës për flokët tuaj, merrni 3-5 pika dhe përziejeni me vajin e ullirit dhe më pas masazhoni përzierjen në kokën tuaj për rreth dy minuta. Lëreni në flokët tuaj për 3 deri në 4 orë dhe pastaj lani flokët si zakonisht.
Kamomili
Vaj kamomilIt është një vaj esencial i mrekullueshëm për flokët, sepse shton shkëlqimin dhe butësinë e flokëve ndërsa zbut lëkurën tuaj të kokës.
A e dini se vaji esencial i kamomilit mund të përdoret për ti dhënë dritë flokëve tuaj në mënyrë natyrale? Miksoni 5 pika vaj esencial të kamomilit me një lugë gjelle kripë deti dhe 5 lugë gjelle sode buke. Përdorni ujë të ngrohtë për të krijuar një pastë dhe aplikoni përzierjen në flokët tuaj. Masazhoni atë në skalp dhe në bazën e flokëve tuaj, mbajeni për rreth gjysmë ore dhe më pas e shpëlani.
Hulumtimet tregojnë që 50 për qind e grave lyejnë flokët e tyre rregullisht dhe dhe ndjehen më tërheqëse menjëherë pasi kanë lyer flokët e tyre, por produktet konvencionale të flokëve që përdoren për të lyer flokët përmbajnë kimikate të rrezikshme që mund të shkaktojnë rreziqe të shumta shëndetësore. Zgjedhja e produkteve natyrale do të sigurojë që ju nuk jeni duke u ekspozuar ndaj produkteve jo të shëndetshme të ngjyrosjes së flokëve si peroksid hidrogjeni.
Kedra
Vaji esencial i Kedrit përdoret për të stimuluar folikulat e flokëve duke rritur qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës. Ajo nxit rritjen e flokëve dhe ngadalëson rënien e tyre; ajo gjithashtu mund të trajtojë flokë të hollë dhe lloje të ndryshme të alopecisë.
Një studim i kryer në Skoci përfshinte 86 pacientë të cilët u ndanë në dy grupe – një grup masazhoi një kombinim të vajrave të kedrit, trumzës, rozmarinës dhe livandos të miksuar me vajrja mbajtës si vaji i jojoba dhe farave të rrushit në skalp çdo ditë. Grupi tjetër përdori vetëm vajra mbajtës çdo ditë. Pas 7 muajsh, 44 për qind e pacientëve në grupin e vajit esencial treguan përmirësim të simptomave të alopecisë, ndërsa vetëm 15 për qind e grupit tjetër treguan përmirësime. Vaj esencial i Kedrit gjithashtu mund të ndihmojë për të eleminuar acarimin e lëkurës dhe sprapsin insektet, gjë që mund të jetë e dobishme në netët e verës, kur ju jeni duke kaluar kohë jashtë.
Vaji esencial i Kedrit përdoret në mënyrë të jashtme në kokë dhe flokë. Përzihet mirë me vajra të butë si livando dhe vajra mbajtës si vaji i kokosit ose jojobas. Ju gjithashtu mund të shtoni 2-3 pika të vajit esencial të Kedrit në kondicionerin e shtëpisë tuaj.
Sherbela
Një komponent i rëndësishëm në vajin esencial të sherebelës të quajtur “linalyl acetate” zvogëlon inflamacionin e lëkurës dhe rregullon prodhimin e yndyrës në lëkurë. Vaji esencial i sherebelës gjithashtu vepron si një suplement natyral për skuqjen dhe funksionon si një agjent antibakterial. Por më e rëndësishmja, vaji esencial i sherebelës përdoret për t’ju ndihmuar të lehtësoni stresin dhe të balanconi hormonet. Tre lloje të humbjes së flokëve mund të shoqërohen me nivele të larta të stresit: efluenza telogen, trichotillomania (tërheqja e flokëve) dhe alopecia areata. Për shkak se vaji esencial i sherebelës mund të përdoret për të ndihmuar në uljen e nivelit të stresit dhe për të zvogëluar nivelin e kortizolit në trup, vepron si një suplement natyral për rënien e flokëve të shkaktuara nga stresi.
Vaji esencial i sherebelës vepron mirë me vajin e jojobas; të dyja mund të ndihmojnë në rregullimin e prodhimit të yndyrës në lëkurë. Për të lehtësuar stresin, i cili është i lidhur me rënien e flokëve, ju mund të shpërndani vajin e sherebelës në shtëpi ose të aplikoni disa pika në kyçet ose në shputat e këmbëve tuaja.
Lemongrass
Vaj esencial Lemongrass ka vetitë shëruese, dhe funksionon si një pastrues efektiv dhe deodorant. Ai forcon folikulat tuaja të flokëve dhe qetëson irritimet e skalpit. Në fakt, një studim i vitit 2015 zbuloi se aplikimi i vajit të lemongrass redukton zbokthin në mënyrë të konsiderueshme pas shtatë ditëve dhe e rriti efektin edhe më shumë pas 14 ditësh aplikimi.
Disa përfitime të tjera të vajit Lemongrass përfshijnë aftësinë e tij për të punuar si një parandalues natyror të insekteve, lehtësimin e stresit (e cila është e lidhur me rënien e flokëve) dhe trajtimin e dhimbjes së kokës.
Ju mund të shtoni 10 pika vaji esencial lemongrass në shampo ose kondicioner, ose mund të masazhoni 2-3 pika në kokë së bashku me balsamin tuaj çdo ditë. Vaji esencial i Lemongrass gjithashtu mund të shpërndahet në shtëpi për të reduktuar stresin dhe për të pastruar ambjentin.
Mente
Vaj esencial i mentes ndihmon për të stimuluar lëkurën e kokës dhe trajtuar zbokthin, madje edhe parazitët, për shkak të vetive të fuqishme antiseptike. Hulumtimet tregojnë se vaji i mentes stimulon rritjen e flokëve. Në një studim i bërë tek kafshët në 2014, aplikimi i jashtëm i vajit esencial të mentes për katër javë dha efekte të dukshme të rritjes së flokëve, duke rritur trashësinë e lëkurës, numrin dhe thellësinë e folikulave.
Vaji esencial i mentest ka një ndjesi të këndshme ftohëse kur zbatohet në mënyrë të jashtme, dhe ndihmon për të ulur inflamacionin e lëkurës. Përveç këtyre përdorimeve , ajo gjithashtu funksionon për të aktivizuar mendjen tuaj, për të rritur gjendjen e humorit tuaj dhe për të lehtësuar tensionin ose dhimbjen e kokës.
Shto 2-3 pika të vajit esencial të mentes në shampon ose balsamin tuaj për një zgjim dhe gjallërim të shpejtë gjatë dushit të mëngjesit.