8 gjuhët më të thjeshta për t’u mësuar nëse dini anglisht
Nëse keni njohuri të mira në gjuhën angleze dhe dëshironi të mësoni një tjetër gjuhë, lista në vijim do t’ju vijë në ndihmë. Lista është përpiluar nga Babbel – aplikacioni i parë mbi mësimin e gjuhëve të huaja, i cilësuar nga Fast Company si kompania #1 në botë për inovacionin në arsim.
1 – Norvegjishtja: Ashtu si anglishtja, norvegjishtja është pjesë e gjuhëve gjermane, gjë që nënkupton se të dyja gjuhët ndajnë një fjalor të pakët të përbashkët, si për shembull vinter-winter (dimër) dhe sommer-summer (verë), “Can you help me?” dhe “Kan du hjelpe meg?”.
2 – Suedishtja: Ashtu si norvegjishtja, edhe suedishtja ka rregulla gramatikore të ngjashme me anglishten.
3 – Spanjishtja: Për shkak të përhapjes së gjerë, spanjishtja është një ndër gjuhët më të thjeshta për t’u mësuar. Por për ata që urrejnë rregullat gramatikore, spanjishtja nuk është gjuha më e thjeshtë në botë.
4 – Hollandishtja: Një tjetër gjuhë në listën e gjuhëve gjermane, që flitet nga pjesa më e madhe e njerëzve në Hollandë dhe një pjesë në Belgjikë. Hollandishtja është një përzierje e gjermanishtes dhe anglishtes.
5 – Portugalishtja: Portugalishtja, për shkak edhe ndikimit të filmave, librave, ushqimeve dhe muzikës, është e lehtë për t’u mësuar për shkak se njerëzit e kanë ndeshur shpesh.
6 – Italishtja: Nuk ka nevojë për koment (për shqipfolësit gjithmonë).
7 – Frëngjishtja: Shqiptimi i fjalëve në frëngjisht është paksa i vështirë, por ju e keni dëgjuar frëngjishten shpesh në kulturën pop, ndaj ndoshta s’do ta keni fort të vështirë.
8 – Suahilisht: Kjo gjuhë flitet në rajonet e Afrikës lindore dhe juglindore, përfshirë Kenian, Ugandën, Tanzaninë etj. Nuk është e thjeshtë, por as e vështirë për t’u mësuar. Fjalët në suahilisht janë të thjeshta për t’u shkruar dhe shqiptuar. Thuhet se është gjuha më e lehtë afrikane.