Aksidentohet për vdekje një fëmijë 5-vjeçar në Runik të Skenderajt

215

Një vajzë 5-vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:20 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Runikë të Skenderajt.

-Advertisement-

Fillimisht në aksident ishin të përfshira dy vetura, ku njëra prej tyre ka dalë jashtë shiritit rrugor dhe në trotuar ka goditur dy këmbësorë, një grua dhe një fëmijë.

E lënduar ka mbetur edhe gruaja, e cila është dërguar me urgjencë në QKMF në Skenderaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 14:20, në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Runik të Skenderajt, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një (këmbësore) fëmijë i moshës pesë vjeçare ka vdekur, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe një këmbësore e moshës madhore. Bazuar ne hetimet fillestare në aksident ishin të përfshira dy automjete civile me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit njëra nga veturat del jashtë shiritit rrugor ku në trotuar godet dy këmbësoret të cilat me urgjencë ishin dërguar në QKMF- Skenderaj, me ç’ rast mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Zahiti.

Ngasësit e dy automjeteve të përfshira në aksident janë arrestuar, ku me aktvendim të Prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”