Sunday, May 29, 2022

FOTO/ Ky i ri, në moshën 10 vjeçare ishte 182 cm

Pavarësisht se prindërit e tij kanë një gjatësi normale, Mudassiri nga Pakistani, në moshën 10 vjeçare ka qenë 182 centimetra i gjatë, ndërsa në shkollën e mesme i riu arriti një gjatësi prej 213 centimetrash.

Kur djali shkoi në moshën 10 vjeçare 182 centimetra, prindërit e tij filluan që të shqetësoheshin.

 “E besoni! Kam qenë 1.8 metra kur isha vetëm 10 vjeç dhe kur hyra në shkollën e mesme isha 2.1 metra. Prindërit nisën të shqetësoheshin sepse çdo ditë po zgjatesha gjithnjë e më shumë. Nuk gjenin shpjegim, se si unë po zgjatesha aq shumë, ndërsa vëllezërit e motrat e mia jo”, tha Mudassiri.

“Herën e fundit kur jam matur ka qenë para një viti e gjysmë dhe isha 246 centimetra. Fëmijëria ishte normale, por sistematikisht ngacmohesha nga shokët e shkollës. Më kanë vendosur shumë epitete. Kisha vështirësi të futesha në autobus apo të ulesha në bankat e shkollës”, tregoi 21-vjeçari.

- Advertisment -

Lexoni