Kim Kardashian West dhuron 1 milion dollarë për të ndihmuar Armeninë
Kim Kardashian po kontribuon duke dhuruar para për një grup që siguron zhvillimin humanitar dhe të infrastrukturës në Armeni dhe Nago-Karabak, i njohur si Artsakh. Kim, një nga personazhet më të famshëm dhe më të njohur në botë ka thënë se po dhuron 1 milion dollar për të ndihmuar Armeninë.
Kardashian West, inkurajoi njerëzit të rritnin vetëdijen ose të dhuronin për kauzën ndërsa konflikti midis Armenisë dhe Azerbajxhanit vazhdon.
Në një video të shkurtër të postuar në Instagram, ajo tha: “Fondi i Armenisë po ndihmon drejtpërdrejt ata që janë ndikuar gjatë kësaj kohe kritike me ndihma humanitare nga ushqimi, strehimi dhe kujdesi mjekësor,” shtoi ajo.
Armeno-Amerikanja, ylli i Keeping Up With The Kardashians, i ka kërkuar qeverisë amerikane të marrë një qëndrim më të fortë mbi konfliktin.
Kim, 39 vjeçare dhe motrat e saj Kourtney, 41 vjeç dhe Khloe, 36 vjeç si dhe vëllai Rob, 33 vjeç, të gjithë kanë trashëgimi armene, pasi stërgjyshërit e babait të tyre të ndjerë Robert Kardashian janë nga Armenia.
Kourtney dhe Khloe gjithashtu postuan video të ngjashme në Instagram.
Luftimet po zhvillohen aktualisht në enklavën e diskutueshme të Nago-Karabakut, e cila është e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është shtëpia etinike e armenëve.
Ka frikë se luftimet në zonë mund të çojnë në një konflikt më të gjerë rajonal.